Qeveria nuk ka të ndalur!!! Vazhdon betonizimi…Çfarë po ndodh në Parkun Rinia???

0
114

Bashkia e Tiranës ka nisur ditët e fundit ndërtimin e një këndi lojërash në Parkun Rinia.

Punimet do të bëhen nga kompania Agi Kons , e cila u shpall fituese e tenderit në 6 qershor 2019.

Sipas të dhënave të tenderit në OpenData, fondi limit për këtë tender ka qenë rreth 850 mijë euro pa TVSH dhe në garë morën pjesë tetë kompani. Oferta e kompanisë Agi Kons ishte rreth 640 mijë euro, ose sa 75 për qind e fondit limit.

OpenData e ka shënjuar me ‘flamur problematik’ këtë tender, pasi Bashkia Tiranë ka skualifikuar nga gara të shtatë kompanitë e tjera, përveç kompanisë fituese.

Sipas renderave të projektit, parashikohet ndërtimi i disa hapësirave argëtimi për fëmijë e të rritur.

Ndërkohë Bashkia Tiranë, ka filluar prej muash vendosjen e kioskave të shërbimeve të ushqimit të shpejtë në Park.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here