Standard.al

Policia zbarkon në Elbasan…Zbërthen zonën ku u bë modifikimi i furgonit për grabitjen e Rinasit

0

Forca të shumta të Policisë kanë zbritur në terren ku kanë bërë krehjen e disa magazinave, servise makinash, varreza makinash në qytetin e Elbasanit.

Dyshohet se ky aksion vjen në kuadër të gjetjes së provave sa i përket modifikimit të furgonit me të cilin u realizua grabitja e bujshme në Rinas disa muaj më parë.

Ndërkohë një pistë tjetër është kontrolli për gjetjen e bimëve narkotike por e gjitha është ende jo zyrtare pasi vetë Policia nuk ka dhënë ndonjë qëndrim lidhur me këtë operacion.

Nga kontrollet bëhet me dije se nuk është gjetur asgjë që do të përbënte dyshime për ndonjë aktivitet të paligjshëm, ndërkohë sipas raportimeve paraprake, aksioni është zhvilluar në afërsi të zonës ku është bërë modifikimi i furgonit që shërbeu si mjet transporti në grabitjen e Rinasit por edhe si mbulim pasi mbi të ishte shkruar “Inspektoriati i Hetimit Tatimor”.

Një ditë më parë, prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje, Alkond Bengasin 34-vjeçarin që pritet të marrë statusin e të pandehurit në çështjen e grabitjes në Rinas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.