Pas publikimit në internet për shpenzime luksoze, dorëhiqet numri 2 i qeverisë….

0
116

Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i gjendur për ballë një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi dje dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron. Presidenti francez ka bërë të ditur se e ka pranuar dorëheqjen dhe ka nënvizuar se bëhet fjalë për një vendim personal. Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i Partisë Ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet ‘Mediapart’. Në klimën e protestave të jelekëve të verdhë ndaj ‘politikës së elitave’, zbulimet e fundit mbi jetën e François de Rugy kanë shkaktuar zemërata. Ndërkohë që në Shqipëri, edhe pse ministrat dëgjohen në audiopërgjime që bashkëpunojnë me njerëzit e botës së krimit për të blerë vota, edhe pse bëjnë jetë luksoze, shkojnë për pushime në ishujt ekzotikë të botës, zotërojnë vila, makina të shtrenjta, llogari bankare, pasuri marramendëse pa justifikuar të ardhurat, sërish nuk dorëhiqen, nuk hetohen, përkundrazi, edhe gradohen nga kryeministri, duke u bërë edhe kryetarë komisionesh parlamentare hetimore për shkarkimin e drejtuesve të institucioneve më të larta të shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here