Meta për krizën: Negocioj 13 tetorin, por nuk duhet të ngelemi në vjeshtë….

0
96

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ofruar sërish hapësira sot për liderët e politikës shqiptare që të bashkëpunohet për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Meta u prononcua për mediat nga Xhafzotaj dhe theksoi se ishte  fleksibël për ta parë çështjen e datës 13 tetor, nëse mund të kishte krijuar ndjesi negative, por e rëndësishme për të e theksoi, ishte data 19 tetor, që kishte të bënte me çeljen e negociatave të vendit me BE-në.

“Jam fleksibël për ta parë çështjen e datës 13 tetor, – tha Meta ndër të tjera, por vërejti se “nuk e kalojmë dot këtë provim pa bërë zgjedhje demokratike. Nuk arrihet çelja e negociatave me qoka ndrkombëtare, por me standarte demokratike. Unë,  Edi dhe Luli e dimë shumë mirë. Ata janë të pritur në Presidencë.

“Në 10 qershor unë firmosa dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve, por të mos humbasim asnjë orë e asnjë sekondë nga sot e në vazhdim, se shqiptarët në 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt për ping pongun e radhës së fajit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here