Standard.al

Hekuri, i mirë për zemrën, por ekzagjerimi shkakton infeksionin bakterial

0

Sasia e mineralit të hekurit që marrim në organizëm përmirëson shëndetin e zemrës, por sasitë e tepërta mund të kenë efekte të dëmshme në trup, sipas studimit të ekipit të udhëhequr nga ”Imperial College London” që ka studiuar rolin që ky mineral luan në mbi 900 sëmundje.

Rezultatet zbulojnë jo vetëm se nivelet më të larta të hekurit janë të lidhura me një rrezik më të ulët të kolesterolit të lartë, por gjithashtu zvogëlojnë rrezikun që arteriet të kenë një grumbullim të substancave yndyrore.

Megjithatë, ka disa kundërindikacione në rast se teprohet me të.

Në fakt abuzimi me të mund të çojë në një rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut që lidhet me rrjedhën e ngadaltë të vetë gjakut, shkak për iktus dhe një rrezik më i lartë i infeksionit bakterial të lëkurës.

“Hekuri është një mineral i rëndësishëm në trup dhe është thelbësor për transportimin e oksigjenit. Sidoqoftë, duhet të marrim sasinë e duhur të hekurit në trup. Shumë pak mund të çojë në anemi, por shumë mund të çojë në një sërë problemesh, duke përfshirë dëmtime të mëlçisë”, tha Dipender Gill, autor kryesor i studimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.