Standard.al

Çudi, shpikje, marrëzi dhe fantazi…!!! Rrezimi i zgjedhjeve moniste në Durrës, habit kandidatja e bindjes…

0

“Çudi, shpikje, marrëzi dhe fantazi” me këto fjalë e ka konsideruar vendimin e gjykatës së Durrësit për të mos njohur mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari.

Në një reagim mbrëmë në orët e vona të natës në faqen e saj në “Facebook”, Sakollari thotë se “Kur është në kohën e fundit, njeriut nuk i vihet re çfarë bën. Kështu dhe këtij sistemi, duke qenë në grahmat e fundit të tij, nuk i vihen re  marrëzitë që prodhohen ditë pas dite me të vetmin qëllim të shpërndarjes të sa më shumë tymnaje, për të mjegulluar realitetin”.

Ndërkohë, vetë Valbona Sako, u shpreh se do të ankimojë vendimin e gjykatës për rrëzimin e kërkesës së verifikimit të mandatit të saj në krye të bashkisë së Durrësit, pasi sipas saj, Gjykata e Durrësit vepron me dy standarde, shkruna faxweb.

Duhet thënë se qëndrimi i Sakollarit, që rezultoi humbëse në 30 Qershor, është dhe më i fortë se i vetë Sakos, që tashmë i rrezikohet karrigia, dhe mund të çojë drejt një përsëritje të procesit zgjedhor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.