Berisha publikon videon, akuza të forta: George Soros, njeriu që me megabixhozin e tij financiar zhyti në varfëri miliona njerëz

0
91

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Xhorxh Soros se është promotori kryesor i projektit të Serbisë së Madhe.

Berisha shkruan se Soros ishte kundër bombardimit të Serbisë nga NATO.

Postimi i Sali Berisha

Superspekullanti planetar George Soros, njeriu qe me megabixhozin e tij financiar zhyti ne varfri dhe mjerim te thelle qindra miliona njerez ne Europe, Azi, Afrike dhe mbare boten ishte kunder bombardimit te Serbise nga NATO per genocidin spastrimin etnik te Kosoves nga Millosheviçi. Dy dekada me vone Soros do te behej promotor kryesor i projektit te Serbise se Madhe.

Fondacioni i tij ne Beograd do te merrte autoresine e ketij projekti duke nxitur percaktimin e kufijve sipas vijave te pasterta etnike dhe flaket e nje konflikti te ri ne rajon.

Ndiqeni videon e meposhtme. sb

Maj 1999, Soros kritikon ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si përkeqësuese të situatës!

Miliarderi amerikan George Soros, në një takim me studentët e Universitetit John Hopkins në Washington, më 28 maj 1999, kritikoi fort fushatën ajrore të NATO-s në Kosovë kundër forcave të Slobodan Milosheviçit. Ai tha se bombardimet çuan në rritjen e spastrimit etnik në Kosovë, si dhe forcuan regjimin e Milosheviçit dhe destabilizian vendet fqinjë.

Ai u tha studentëve se fushata ajrore që kishte nisur dy muaj më herë e kishte përkeqësuar situatën:

“Kemi arritur saktësisht të kundërtën e asaj që synonim. Përshpejtuam spastrimin etnik që kërkonim të ndalonim. Ndihmuam në konsolidimin në pushtet të regjimit të Milosheviçit dhe ndihmuam në krijimin e destabilitetit në vendet fqinjë të Malit të Zi, Maqedonisë e Shqipërisë, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare si marrëdhëniet tona me Kinën.

Është e qartë që diçka ka shkuar tmerrësisht gabim dhe tani e shohim veten në një gjendje pasigurie të tmerrshme”.

“Nuk mund ta bëjmë botën të nënshtrohet nëpërmjet bombave, por as nuk mund të tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund të parandalojmë mizori si në Kosovë, duhet të përgatitemi të pranojmë arkivolë”.

“Më pas, duhet bërë diçka konstruktive, diçka pozitive në vend që thjesht të reagojmë pas katastrofave, dhe të ndërtojmë një shoqëri të hapur, gjë që mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku këto vende do të bëhen efektivisht anëtare virtuale. Duhet të ketë bashkim doganash, fshirje të kufijve të brendshëm. Dhe, jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë, të rindërtuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here