Artistët paralajmërim Ramës: Po ra zjarr ‘aksidental’ te Teatri, ja çfarë do të ndodh në Surrel…

0
96

Kanë qenë shumë të ashpra reagimet e pjesëtarëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë, menjëherë pas aksionit të urdhëruar nga ministria e Kulturës për zbrazjen e godinës. Fillimisht nëpërmjet një deklarate të fortë, ata paralajmëruan se edhe me gjak do ta mbrojnë këtë institucion dhe tokën e tij. Ndërkohë që lajmi ishte përhapur në media, edhe Zëri i Amerikës ndërhyri me anë të një lidhje direkte duke intervistuar regjisorin Edmond Budina.

“Duan të vjedhin truallin dhe Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu. Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga ministria por nuk kemi parë një document për këtë gjë. Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shemb Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t’i japin përgjigje”, tha Budina për mediat.

Edhe më i ashpër në deklarimet e tij, ka qenë regjisori tjetër i njohur Kastriot Çipi. Sipas tij shembja e godinës është e pamundur të realizohet deri në muajin shtator, por mund të ndodh që të organizohet një zjarrvënie “aksidentale”. Por nëse arrijnë deri këtu, paralajmëron Çipi, atëherë nuk është çudi që një “aksident” i tillë të ndodh edhe në ndonjë shtëpi në Surrel, Kështu artistë kanë paralajmëruar fare hapur kryeministrin, Rama, që të heqë dorë nga plani i tij për të rrëmbyer tokën publike të Teatrit Kombëtarë, pasi pasoja do të jenë shumë të rënda edhe për atë vetë personalisht.

“Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”, deklaroi Çipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here