VIDEO/ 29 Maj 1999: George Soros ishte kundër ndërhyrjes së NATOS në Kosovë! 

0
164

29 Maj 1999: George Soros ishte kundër ndërhyrjes së NATOs në Kosovë!

Nga Lëvizja Antisoros për Shqipërinë
George Soros në kulmin e bombardimeve në ishJugosllavi, akuzonte rëndë NATOn për shkaktarin e krimeve dhe genocidit serb njësoj siç akuzonin gjithë komunistët dhe OJFtë e Soros në Evropë që protestonin çdo ditë kundër bombardimeve! Kjo është një video ekskluzie e Associated Press

Video nga Arkiva e Associated Press e regjistruar në 29 Maj 1999 në kulmin e bombardimeve të NATOs në ishJugosllavi e ripublikuar në Yutube në 7 Prill 2019.

Kush është Soros në të vërtetë në raport me shqiptarët? A është ai miku i shqiptarëve dhe a ka qenë ai në krah të popullit shqiptar të Kosovës në kohën e Genocidit Serb? E vërteta është krejt tjetër! Derisa sa u dorëzua Serbia, George Soros mbante fjalime kundër ndërhyrjes së NATOs dhe kërkonte që rasti kosovar të zgjidhej me paqe nga BE (pra siç zgjidhën rastin e Bosnjes apo konkretisht Srebenicën).

Pas fitores së NATOs Soros ndërroi qëndrim duke u “rrjeshtuar” në palën fituese dhe duke përfituar qindra milionë euro nëpërmjet rrjetit të tij të OJFve që pushtuan Kosovën!

George Soros në atë kohë kur serbët po kryenin spastrim etnik fliste për një Ballkan pa kufij dhe më skandalozja ishte që po i qante hallin Shqipërisë që sipas tij po destablizohej nga bombardimet e NATOs! Soros gjthm ka qenë në anën e serbëve dhe pas 20 vjetësh ai e nxorri kokën si ideatori i ndryshimit të kufijve të Kosovës në favor të Serbisë! Pra ajo fitore me gjak që arritën shqiptarët e Kosovës të humbej në paqe nëpërmjet diversantëve të Soros në Kosovë dhe Shqipëri si Thaçiç, Rama por edhe “i heshturi” Basha!

Më poshtë keni në tekst të përkthyer të gjithë Lajmin e publikuar në 29 Maj 1999 nga Agjencia prestigjioze e Lajmeve Associated Press
“SHBA: FINANCIERI GEORGE SOROS KRITIKON POLITIKËN E NATO-S PËR KOSOVËN
(28 maj 1999) HISTORI

Financuesi ndërkombëtar George Soros ka kritikuar ashpër fushatën ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. Ai tha se bombardimet kishin çuar në më shumë spastrim etnik në Kosovë, si dhe forcimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe destabilizimin e vendeve fqinje.

Soros bëri vërejtjet gjatë një fjalimi për studentët në një kolegj në Shtetet e Bashkuara. Financuesi ndërkombëtar George Soros përdori një event në Universitetin Johns Hopkins në Uashington D.C. për të kritikuar politikën e NATO-s mbi Kosovën.

Ai u tha studentëve se fushata ajrore kundër Jugosllavisë, e cila filloi më shumë se dy muaj më parë, e kishte bërë situatën edhe më të keqe.
Ai u tha studentëve dhe profesorëve: “Ne kemi arritur pikërisht të kundërtën e asaj që kemi menduar, kemi përshpejtuar spastrimin etnik që kemi kërkuar për të ndaluar. Ne kemi ndihmuar në forcimin e regjimit të Millosheviqit në pushtet dhe ne kemi ndihmuar në krijimin e paqëndrueshmërisë në vendet fqinje të Malit të Zi, Maqedoni dhe Shqipëria, për të mos përmendur implikimet më të gjera ndërkombëtare, si për shembull marrëdhëniet tona me Kinën. Është e qartë se diçka ka shkuar shumë shumë keq dhe ne e gjejmë veten në një situatë pa zgjidhje”.

Ndërsa Soros ishte kritik ndaj politikës në Kosovë, ai tha se SHBA duhej të ishte i gatshëm të reagonte ndaj krizave ndërkombëtare. Dhe ai tha se kur superfuqia u përgjigj, do të duhej të pranonte pasojat, përfshirë viktimat amerikane:
“Ne nuk mund ta bombardojmë botën për ta mbajtur të nënshtruar, por as po kërkoj tërhiqemi në izolim. Nëse nuk mund t’i parandalojmë mizoritë si Kosova, ne duhet të jemi të gatshëm të pranojmë arkivolet plot me të vdekur”.

Në vërejtjet për gazetarët pas fjalimit, Soros tha se vendet demokratike duhej të bënin më shumë për të parandaluar konflikte të tilla para se të ndodhnin. Ai tha se një pjesë e zgjidhjes ishte promovimi i konceptit të “shoqërisë së hapur”, në mënyrë që vendet të jenë ekonomikisht të ndërvarura nga njëri tjetri.

George Soros u tha gazetarëve:
“Më pas, duhet të ketë diçka konstruktive, diçka pozitive, në vend që të reagojë vetëm ndaj katastrofave dhe të ndërtojmë një “shoqëri të hapur”, e cila mund të bëhet me ndihmën e Bashkimit Evropian, ku në mënyrë efektive këto vende do të bëhen anëtare virtuale të Bashkimit Evropian. Duhet të punojmë për bashkim doganor, heqjen e kufijve të brendshëm dhe unë jam i sigurt se Jugosllavia do të donte të ishte pjesë e një Evrope Juglindore të tillë të rindërtuar”.

Soros tha se bashkësia ndërkombëtare duhej të investonte në rindërtimin e ekonomisë së Serbisë dhe Kosovës sapo armiqësitë të mbaronin.

Associated Press 28 Maj 1999, Washington, D.C

https://www.facebook.com/AntiSorosTV/videos/2338626819685214/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here