Standard.al

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Tahirit, i akuzuari për trafik droge revoltohet dhe akuzon!

0

Është shtyrë për herë të tretë gjyqi te Krimet e Rënda, ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pas kësaj Tahiri ka dalë i revoltuar përpara gazetarëve dhe ka hedhur akuza të rënda për gjykatën e Krimeve të Rënda dhe sistemin e drejtësisë.

Sipas tij kjo zvarritje është e qëllimshme, por në fund ai do t`ja dalë. Tahiri ju tha gazetarëve, se  gjykata pretendon se janë humbur disa dokumente që kanë të bëjnë me çështjen e tij, si dhe ende nuk janë   përkthyer  dëshmitë e Moisi Habilajt dhe Nezar Seitit në Itali.

“Edhe një çerdhe është më e organizuar”- tha Tahiri, duke shtuar se është i gatshëm që të heqë dorë nga provat e mbrojtjes që ka depozituar në gjykatë, vetëm gjyqi ndaj tij të mos shtyhet më. Ai “premtoi” gjithashtu në mënyrë të koduar, se do ta shihni se si do të jetë fundi i këtij procesi.

Saimir Tahiri akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafik ndërkombëtarë të drogës. Seanca e radhës është caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për në datë 22 të  muajit Korrik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.