Standard.al

Ngjarje e rëndë, baba i dy fëmijëve është vrarë nga miku i tij

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, kur një shqiptar, baba i dy fëmijëve është vrarë nga miku i tij,

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në zonën e Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin me njëri-tjetrin në shtëpi.

Por një debat i fortë mes tyre gjatë pasdites ka çuar në krimin e rëndë.

Ku 45 vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë mikun e tij 38 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në atë moment në shtëpi.

Viktima u dërgua në Spitalin e Volosit, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.