Standard.al

“Kush do të mbajë përgjegjësi”, Kryemadhi apel Arta Markut: Hap çështjen në ngarkim të anëtarëve të KQZ

0

Gjykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit.

Lidhur me këtë vendim ka reguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se vendimi i gjykatës tregoi KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike.

“Thjesht e saktë pa tambure politike. Vendimi i Gjykatës së Durrësit vetëm teknikisht tregoi se që në krye të herës, që në hapin e saj të parë procedural e administrativ, atë të regjistrimit të subjekteve zgjedhore KQZ ka shkelur hapur Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike, dhe gjithë veprimtaria e vendimmarrja e saj rezulton në shkelje të hapur të Kodit të Procedurave Administrative”.

Ajo thekson se çdo vevendim i KQZ që vjen pas këtij të Gjykatës së Durrësit është nul.

“Që pas këtij momenti çdo vendim i KQZ është nul. Pavlefshmëria absolute e aktit administrativ sjell pavlefshmëri absolute të të gjithë procesit në vijim. Gjithçka konsiderohet nul. A mund të diskutohet tani mbi diçka që nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike?? Nul i gjithë procesi. Zgjedhje nuk ka patur”.

Në përfundim të reagimit të saj, Kryemadhi ngre pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin ekonomik që i është shkaktuar vendit.

Ajo i kërkon Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku të hapë çështjen për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ

“E vetmja pyetje tani që mbetet të bëhet është: Kush do të mbajë përgjegjësi tani për të gjithë dëmin ekonomik, juridik, moral, të krijuar nga veprimtaria e paligjshme e KQZ?

I bëj thirrje Prokurores së Përkohshme të fillojë menjëherë çështjen penale për “Shpërdorim detyre” në ngarkim të anëtarëve të KQZ.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.