Kryemadhi ngre alarmin: Politikat e “Rilindjes” anti-kombëtare, synojnë vetëm shpopullimin e Shqipërisë

0
153

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vijuar takimin e saj të radhës me strukturat e forcës politike që drejton. Këtë të mërkurë ajo është ndaluar në qytetin e Beratit. Teksa i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si farsë dhe nul edhe pas vendimit të gjykatës së Durrësit, Kryemadhi është ndalur në situatën ekonomike të vendit. Kryetarja e LSI, u ndal të rritja e pritshme e çmimit të naftës. Ajo tha se kjo rritje do të ndikojë në të gjithë ekonominë por sidomos në sektorin e bujqësisë. Teksa i cilësoi politikat e “Rilindjes” për bujqësinë si anti-kombëtare, ajo tha se ato ndiqen me një synim të vetëm shpopullimin e Shqipërisë.

“Çdo ditë e kësaj qeverie në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës do prekë jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues të prodhimeve bujqësore dhe mijëra fermerë.5 milion euro në vit është humbja që pëson buxheti i shqiptarëve nga afera e pompave të naftës. 5 milion euro që merr oligarku i oborrit mund të nxirrej nga kolapsi blegtoria shqiptare. Blegtoria po shkon drejt falimentimit. Ka rënë ndjeshëm numri i krerëve të lopëve dhe dhënve. Eksportet bujqësore drejt rënies të pandalshme. Prodhimet bujqësore dalin me kosto të lartë se paratë nuk shkojnë për të subvencionuar bujqësinë, por për të fryrë llogaritë ofshore të qeveritarëve. Me këto politika ekonomike diskriminuese për fermerët po shkatërrohet potenciali më i madh ekonomik i vendit, bujqësia. Politikat e Rilindjes ndaj fermerëve janë anti-kombëtare. Lënia në mëshirë të fatit e fermerëve ka për qellim shpopullimin e Shqipërisë”

Subvencionet për bujqësinë sipas kryetares së lëvizjes socialiste për integrim janë 2 herë më pak sesa do të përfitojë oligarku i pompave të naftës në vit. Kryemadhi ka këshilluar dhe kryeministrin Edi Rama të largohet në mënyrë që të çlirohet ekonomia dhe shqipëria.

“Subvencionet për fermerët, gati dy herë më pak sa do fitojë vetëm oligarku i pompave në një vit. Treguesit buxhetorë tregojnë rënie të të ardhurave nga TVSH dhe doganat. Një këshillë për Ramën, nuk e ka fajin drejtori apo inspektorët e tatimeve, por taksat e larta dhe paaftësia jote. Ka ardhur dita që të ikësh sa më parë, që të çlirohet ekonomia se e ke zënë prej fyti. T’i themi ndal kësaj masakre ekonomike dhe humane ndaj shqiptarëve. LSI ka një program shumë të qartë për ta ndryshuar këtë realitet të zymtë. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon shqiptarët nga shtëpitë dhe vendi i tyre. Jemi në këtë betejë, jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari . Qëndrimet e LSI larg populizmit e fjalëve boshe, përgjegjësi para shqiptarëve për çdo gërmë të angazhimeve tona. Me Edi Ramen dhe këtë qeveri jo vetëm të korruptuar por edhe thellësisht të paaftë, nuk mund të integrohemi në BE.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here