“Jemi jashtë shinave…emergjencë”/ Rrëzimi i kryebashkiakëve nga gjykatat, flet Kume: Do të përballemi me një krizë më të thellë

0
105

Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume është kontaktuar nga Fax News lidhur me vendimet e Gjykatës së Tiranës dhe Durrësit të cilat nuk konfirmuan në detyrë kryebashkiakët e rinjë të zgjedhur me 30 Qershor në Vorë dhe në Durrës.

Kume tha se kjo është pasojë e faktit të mungesës së demokracisë dhe zbatimit të ligjit dhe shtoi se është emergjente ndërhyrja në kuadrin ligjor ku përfshihen edhe normat zgjedhore për të shmangur njëherë e mirë krizat e vazhdueshme që vijnë nga mosfunksionimi i ligjit.

“Duhet ta shohim drejt e në sy këtë situatë, në të kundërt do të përballemi me një krizë akoma dhe më të thellë. Gjykata e Tiranës nëse nuk e ka në juridiksion Bashkinë e Vorës është e pafuqishme të shprehet, në të kundërt unë nuk e di cila është arsyeja. Ajo që për mua është problematike në gjithë këtë gjë, është një diçka e dukshme e mungesës së shtetit ligjor.

Rregjistrimi i Bindjes Demokratike nuk ka qenë në përputhje ligjore dhe kjo tregon pasojën e faktit se ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për ndryshimin e situatës përmes ndryshimeve ligjore në tërësi dhe ato zgjedhore në veçanti. Kjo krizë ka të bëjë me faktin se ne jemi komplet jashtë shinave që përfaqëson demokracinë. Është cënuar rëndë Kodi Ligjor, duhen marrë të gjitha hapat e nevojshme për rikthimin e ligjeve demokratike, në të kundërt, problemi do të mbetet i përhershëm dhe krizat do të jenë gjithmonë aty. Jemi jashtë shinave të shoqërisë demokratike”, tha Kume në një bisedë telefonike me gazetarin e Fax News Enea Meksi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here