Gruaja e Ramush Haradinaj lë në hije Linda Ramën, shpallet një ndër gratë më të fuqishme në botë!!

0
131

Gruaja e kryeministrit i Republikës së Kosovës Ramush Haradinajt, Anita është nderuar me një çmim në samitin ndërkombëtar të grave që u zhvillua në Londër.

Në samit, gazetarja e njohur nga Kosova është zgjedhur si një ndër gratë më të fuqishme në botë, duke mbajtur edhe një fjalim para të pranishmeve.

Ajo është përgëzuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka shpërndarë një album me foto duke shkruar se ndjehet krenar për të.

“Sot, jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në Global Ëomen Summit 2019 në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave”, ka shkruar në rrjetet e tij sociale kryeministri Haradinaj.

Kujtojmë që në këtë samit ka qënë pjesë edhe gruaja e kryeministrit të Shqipërisë Linda Rama, e cila e cilësoi këtë samit si një ëndërr të bërë realitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here