Standard.al

Goditën 43 vjeçarin, prangosen tre persona në Mirditë

0

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi ishin shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit:

-K.B., 24 vjeç, banues në Mirditë;

-Gj.B., 24 vjeç, banues në Mirditë;

-D.P., 20 vjeç, banues në Mirditë;

“Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 04.07.2019, në qytetin Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, po në këtë datë kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre”, sqaron policia.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.