Standard.al

Edi Rama shtyn mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS!!! Arsyeja ngel mister…

0

Vazhdon me dyer të mbyllura mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila ka nisur nën drejtimin e Edi Ramës që në orën 09.00 të ditës së sotme. Sipas informacioneve të para që kanë dalë nga ky takim, mësohet se një nga vendimet e marra prej Ramës, por pa dhënë asnjë shpjegim, ka qenë shtyrja e mbledhjes së  Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ditën e hënë u vendos që mbledhja të zhvillohet në 22 korrik, por sot është shtyrë edhe me një ditë, ndërsa arsyet ngelen mister. Asambleja do të zhvillohet në orën 16:00 të datës 23 korrik, në Pallatin e Kongreseve. Kryesia e PS-së po diskuton ndërkohë, për çështje që do të ngrihen nesër seanca plenare dhe disa projektligje të rëndësishme që do të miratohen.

Edhe mëngjesin e djeshëm Edi Rama mblodhi në selinë e PS për rreth 1 orë drejtuesit politikë të qarqeve duke bërë një rishpërndarje të detyrave.  Ai vetë do të marrë në koordinim politik, Lezhën, Shkodrën, Dibrën dhe Kukësin. Rama gjithashtu dha 10 porosi për zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta, duke ripërsëritur urdhrin e mëparshëm, sipas të cilit asnjë femër e punësua demokrate, nuk duhet të largohet nga vendi i punës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.