Anxhela Peristeri mesazh për të gjithë: Rrudhat janë hartë e jetës

0
180

Rrjetet sociale ditët e fundit janë mbushur plot me fotot e personazheve të njohur, të cilët provojnë se si do të duken pas disa vitesh si të moshuar.

Disa prej tyre e kanë pëlqyer këtë transformim që po ju ofron aplikacioni “FaceApp”, ndërsa të tjerë duket se nuk kanë mbetur të kënaqur. Jo të gjithë kanë guximin të përballen me të ardhmen, pavarësisht se plakja është një proces natyral i jetës.

Untitled 3

Për të mos pasur të tilla komplekse me veten Anxhela Peristeri ka dhënë një mesazh për të gjithë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të realizuar me “FaceApp” dhe me këtë rast ka uruar që të gjithë të shkojnë në atë moshë dhe të mos shqetësoheh aspak për rrudhat.

“O Zot! Ishalla plakemi! Ishalla shkojmë në këtë moshë se rrudhat nuk kanë rëndësi! Janë harta e jetës sonë. P.s. Duajeni veten tuaj”, ka shkruar këngtëarja e njohur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here