Tufa: Nesër 42 vjetori i pushkatimit të poetëve-martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi

0
119

Shkrimtari Agron Tufa në rrjetin social facebook ka publikuar lajmërimin për 42 vjetorin e pushkatimit të poetëve-martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. “Kush dëshiron të na bashkangjitet për një homazh te thjeshtë në varret e poetëve martirë, është i falenderuar”, shkruan Tufa.

Statusi:

Nesër 42 vjetori i pushkatimit të poetëve-martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi

Nesër, më 17 korrik, eshte 42 vjetori i pushkatimit në mesnatë të poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi, tek vendi i quajtur “Përroi i firarit” (17 korrik 1977).
Kush dëshiron të na bashkangjitet për një homazh te thjeshtë në varret e poetëve martirë, është i falenderuar.
Në emër të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Shoqatës së të Përndjekurve Antikomunistë.
Ju mirëpresim!
Takohemi në Librazhd te Monumenti i poeteve martire, neser ne orën 11.00.

Nga drejtuesit e institucioneve
Agron Tufa dhe Nebil Çika

P.S: me makina organizohuni vetë..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here