“SPAK U KTHYE NË S’NUK”

0
109

Nga Dritan Kaba

Pas mosmiratimit nga KLP të kandidaturave të Besim Hajdarmatës dhe Dritan Prençit u hoq çdo dyshim, nëse e kishte ndonjëri, që nuk kemi të bëjmë me Reformë në Drejtësi, por me Ramaformë në Drejtësi. Likuidimi i këtyre dy prokurorëve, ku njeri kishte kaluar edhe vettingun, na qartësoi, që strukturën e SPAK e ka bërë krimi i organizuar, oligarkët e PPP dhe Kupola e Rilindjes së korruptuar në çdo qelizë.
Tashmë nuk kemi të bëjmë me SPAK, por me S’NUK.
S’nuk ka për të hetuar veprat e korrupsionit që bëjnë muuu para të gjithëve. S’nuk ka për të hetuar grupet kriminale. S’nuk ka për të hetuar pastrimin e parave. S’nuk ka për të hetuar PPP korruptive. S’nuk ka për të hetuar kullat e ndërtuara me paratë e drogës.
Nga një KLP me spiunë sigurimi, prokurorë edhe gjykatës të komunizmit, nga prokurorë të inkriminuar, nga sorosianë që i shërbejnë me verbëri Meduzës së krimit në qeverisje këta dy prokurorë nuk mund të ishin në listën e SPAK.
Mosprania e tyre në listë na dhanë të kuptojmë që realisht ata kanë qenë prokurorë që e kanë luftuar realisht krimin e organizuar.
Pres me padurim ndërkombëtarët ta përshëndesin përjashtimin e këtyre dy prokurorëve nga SPAK, tashmë i kthyer në S’NUK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here