Shehaj: “Koncensioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet, ia jep klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij”

0
112

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant, në kundërshtim me vendimin e gjykatës për pezullimin e tenderit. Në një deklaratë për mediat, Shehaj tha se koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet, ndërsa shtoi se Rama ja jep këto para klientëve dhe familjes së tij.

Partia Demokratike akzuoi qeverinë se po krijon një monopol të ri në treg, duke dhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnë qytetarët me karburant.

Ish-deputeti, Agron Shehaj, tha gjykata e ka pezulluar tenderin por qeveria nuk e merr parasysh, e kjo sipas tij është  tregues i shtetit privat të Edi Ramës.

Koncesioni, tha Shehaj, i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Shehaj: Është shkelur haptaz ligji per koncesione, sepse Vendimi për të privatizuar këtë shërbim nëpërmjet koncesionit nuk është marrë ne baze te një analize kosto/përfitime per shtetin shqiptar. Ky shërbim sjell shumë përfitime ne arkat e shtetit, ka një kosto shumë të ulët ekzekutimi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të vazhdojë të operojë edhe pas dhënies së koncesionit.Kompania Noa Control është krijuar enkas për të propozuar dhe fituar këtë koncesion. Te gjitha vendimet e marra nga qeveria jane në favor të kompanisë propozuese të tenderit.Qeveria shperfill vendimin e Gjykatës, dhunon shtetin e së drejtës dhe kryen nje veper penale per te favorizuar nje kompani ne tender. Investimi është prej vetëm 600.000 euro, kurse perfitimet jane shumë herë më te medha, 100 milionë euro. Kohëzgjatja prej 20 vjetesh është e pajustifikueshme, ka si qëllim vetëm krijimin e nje monopoli.

Pas akuzave reagoi Ministria e Financave, duke sqaruar se procedura e tenderimit është kryer në bazë të ligjit. Ministria thotë se koncesionari do të aplikojë të njëjtën tarifë që është e aplikueshme aktualisht.

Nga ana tjetër Shoqëria Noa Control sh.p.k përmes një deklarate sqaron se në çdo rast ka vepruar në përputhje të plotë me çfarë parashikohet në kuadrin ligjor.

Sipas kompanisë, kryerja e këtij aktiviteti nga subjekte private të akredituara, është në përputhje të plotë me qasjen e vendeve të BE-së,

“Qasja për ofrimin e këtij kontrolli periodik nga një subjekt i akredituar, siç është Noa Control, nuk është një shpikje e jona, por një praktikë tashmë e mirë-pranuar edhe në Shqipëri, në kuadër të integrimit evropian.”

Kompania thekson se shifrat e deklaruara nga ish deputeti janë të ekzagjeruara, spekulative dhe shumë larg gjithë parashikimeve realiste të këtij tregu.

Shoqëria Noa Control thotë se për rastin në fjalë do i drejtohet gjykatës me qëllim parandalimin e dëmit të mëtejshëm të imazhit të saj.

“Marrim shkas nga prononcimi i fundit publik i një ish deputeti të Kuvendit, ku shoqëria Noa Control është linçuar në mënyrë të padrejtë dhe abuzive, pa asnjë bazë vërtetësie. Përpos të tjerave, dëshirojmë të sqarojmë gjithë opinionin publik se shifrat e deklaruara nga ish deputeti janë të ekzagjeruara, spekulative dhe shumë larg gjithë parashikimeve realiste të këtij tregu. Shoqëria Noa Control për rastin në fjalë do i drejtohet gjykatës me qëllim parandalimin e dëmit të mëtejshëm të imazhit të saj”.

Në përfundim të deklaratës, Shoqëria Noa Control tërheq vëmendjen e gjithë të shqetësuarve për rrezikun e rritjes së çmimit të naftës, duke deklaruar se ndikimi i tarifës së aplikuar nga verifikimet periodike është zero, ndërkohë që qëllimi i procedurës është ndërprerja njëherë e përgjithmonë abuzimin me sasinë e karburanteve.

“Shoqëria Noa Control tërheq vëmendjen e gjithë të shqetësuarve për rrezikun e rritjes së çmimit të naftës, duke deklaruar se ndikimi i tarifës së aplikuar nga verifikimet periodike është zero, që do të thotë se Noa Control do të aplikojë të njëjtat tarifa të miratuara shtetërore që aplikohen edhe sot.
Së fundmi dëshirojmë të theksojmë se misioni i shoqërisë tonë është sjellja e standardeve ndërkombëtare në këtë shërbim sensitiv për konsumatorët duke ndërprerë një herë e përgjithmonë abuzimin me sasinë e karburanteve”.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here