“Rama gradon kriminelët”, Gjunkshi: Shkelësit e ligjit do të dalin përpara drejtësisë

0
97

Ish-deputeti i  PD Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat tha se dhuna ndaj protestuesve të Partisë Demokratike është faktuar tashmë nga ana e Avokatit të Popullit.

Gjunkshi thotë se Rama dhe Lleshaj kanë urdhëruar policinë kriminale në Dibër që të ushtrojë këtë dhunë barbare. Ai shtoii se PD nuk harron dhe se shkelësit e ligjit do të dalin përpara drejtësisë.

“Të nderuar qytetarë. Gjatë votimeve të paligjshme dhe një-part5iake të 30 qershorit, kemi denoncuar banditët me pushtet që kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit politikë. Janë të njëjtët babnditë që kanë dhunuar dhe vjedhur votat.

Të gjitha denoncimet tona janë faktuar nga Avokati i Popullit. Avokati i Popullit ngre shqetësimin se shefi i komisariatit të Dibrës nuk ka marrë asbnjë masë për dhunën e ushtruar të policisë. OPGJ nën urdhërat të Sandër Lleshaj kanë bërë shkelje të paprecedenta. Kanë cuar para gjykatës të ndaluarit.  Policia ka shpërdoruar verqën e rëndë të shpërdorimit të detyrës.

Policët të kapur në dosjen kriminale të 184, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë pasur licencë për të2ë dhunuar qytetarët. PD deklaron ase banditët me dhe pa uniformë në Dibër dhe në mbarë Shqipërinë do të përgjigjen para drejtësisë”, tha Gjunkshi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, XHEMAL GJUNKSHI

Gjatë votimeve të paligjshme, antikushteuese dhe njëpartiake të 30 Qershorit, kemi denoncuar dhunën dhe terrorin shtetëror që është ushtruar ndaj qytetarëve dibranë nga policia politike e Edi Ramës.

Drejtuesit e saj janë të njëjtët banditë me pushtet që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluar, kanë dhunuar kundërshtarët politikë dhe përfaqësuesit e opozitës, janë të njëjtët banditë me uniformë që u faktuan nga përgjimet e gazetës gfjermane BILD, si pjesë e dosjes kriminale 184.

Të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën barbare të policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit thotë se policia ka shkelur disa nene të Kodit Penal, kur ka keqtrajtuar fizikisht qytetarët apo kur I ka arrestuar ata pa prova, jo në flagrancë dhe u ka kontrolluar banesën jashtë afateve ligjore.  Avokati i Popullit ngre shqetësimin se shefi iKomisaritit të Dibrës, një bandit me unifromë, nuk ka marrë asnjë masë për t’u siguruar të keqtrajtuarve nga policia mundësine e eskpetimeve mjeko ligjore.

Avokati i Popullit ka zbuluar edhe një fakt tjetër të rëndë nga sjellja prej bande e policicsë së Edi Ramës me qytetarët e Dibrës.

Bazuar në dokumenta dhe dëshmi të pakundërshtueshme, oficerët e policisë gjyqësore, nën urdhrat e sandër Lleshajt, kanë mashtruar për kohën e arrestimit të qytetarëve, për të mbuluar shkeljen flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Një nga shkeljet e paprecedenta të Policisë politike të Edi ramës në Dibër është refuzimi për t’iu bindur urdhrit të Gjykatës për të çuar para gjykatës të ndaluarit. Avokati i Popullit ka konstatuar se Avokati I popullit vë në dukje se “Mosdërgimi i të arrestuarve në Gykatën në datën e kërkuar prej saj do të thotë se Policia ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës, duke dëmtuar rëndë besimin e publikut tek këto organe të administratës publike.� “

Policët dhe drejtuesit e inkriminuar të policisë të kapur me zë e figurë në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të jenë pas hekurave apo të larguar nga detyra, janë graduar nga qeveria e Edi Ramës dhe kanë patur licensë nga qeveria për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Partia Demokratike siguron çdo qytetar se shkelësit e ligjit, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën dhe të nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarëve vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese, do të përgjigjen para drejtësisë.

Ne nuk harrojmë!

Ligji ka për të vepruar me ashpërsinë më të madhe ndaj banditëve me dhe pa uniformë në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here