Mesazhi alarmant! “Këmbanat” nuk bien për Z.Malaj”

0
115

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka komentuar nismën e mazhorancës, që kërkon të shkarkojnë Arben Maljan, nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

“‘Këmbanat’ nuk bien për Z.Malaj”, shprehet Shehu, “‘Këmbanat’ po bien per forcimin ne Shqiperi te nje sistemi autokrat, te bazuar mbi modelet e despoteve te Lindjes”.

Reagimi i plotë

“Kembanat” nuk bijen per Z.Malaj.
Mbas fillimit te procedurave per shkarkimin e Presidentit Meta, maxhoranca mbledh firmat e deputeteve per shkarkimin e Z.Malaj.
Dhe kjo jo me inisiative te vete Bankes, por te deputeteve, pra ndesh me Ligjin dhe mbi ngjyrime politike.
Kuvendi i Shqiperise keshtu po merr rolet e Pleniumeve te dikurshme te KQ, qe vecse priste koka.
“Kembanat” po bijen tashme qartesisht per atrofizimin e demokracise e pluralizmit shqiptar.
“Kembanat” po bien per forcimin ne Shqiperi te nje sistemi autokrat, te bazuar mbi modelet e despoteve te Lindjes.
Argumentat per rastet nuk kane asnje vlere; te tilla si per “shkelje te etikes” etj, mund te gjenden rendom per gjithesekend, ashtu sic gjente Diktatori dikur ne po ate godine, ashtu si “gjykatat” denonin me Nenin 55, apo ashtu sic veprojne autokratet e sotem.
Rendesi ka mentaliteti, procedurat, transparenca, pranimi ose jo i diversitetit; mesazhi tejet alarmant qe tregon se “shtegu” antidemokratik po transformohet cdo dite e me shume ne Shqiperi ne nje “autostrade” te rrezikeshme drejt Lindjes.
Quo vadis keshtu Vendi im?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here