Maliqi: Rama po blindohet nga të gjitha anët!! Iku dhe një socialist…

0
131

Deputeti i ri, Lefter Maliqi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të shtojë edhe dy zëvendëskryeministra, të cilët sipas tij, do t’i marrë nga radhët e opozitës së re në Kuvend.

Duke komentuar kërkesën e PS për shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë, Maliqi shkruan në “Facebook” se Rama po blindohet nga të gjitha anët, në krah të majtë me rilindjen dhe në krah të djathtë me opozitën e re, ndërsa nuk i sheh dot me sy socialistët.

“Iku dhe një socialist. Rama shkarkon Arben Malajn si antar bordi i Bankes se Shqiperise. Rilindja si sheh dot me sy socialistet. Mqse qeveria eshte mbushur me Rilindas kemi mbi 3 fish zv.ministra sesa ministra. Burime te sigurta Rama do shtoj dhe 2 zv.Kryeministra nga Opozita e re mqse dhe keta jane njelloj si Rilindasit ,më të mire se socialistët.

Mbahu kalorës fort,po blindohesh nga të gjitha anët,krahe te majte Rilindjen,krah te djathte Opoziten e re, ushtarë rezervë të pakënaqurit e PD, kundërshtar opozitën dhe socialistët. Suksese në jetë 30 Qershori ishte test i fitores tënde të thelle ?. Po shkon nga fitorja ne fitore?. Rama rrofte Rilindja dhe Opozita e Re,poshte Partia Socialiste”, shkruan Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here