Kulisat e errëta të shkarkimit të Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë

0
170

Nisma e deputetëve të rilindjes për të shkarkuar ish-kolegun e tyre Arben Malaj nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë janë shenja e qartë, se bashkë me vendosjen e monizmit politik, po ringjallet edhe ligji kundër agjitacionit dhe propagandës. Fakti se me një shkresë prej 9 faqesh, 28 deputetë të PS-ës i propozuan Kuvendit shkarkimin e Malajt për “shkelje të rënda etike”, nuk është thjeshtë një nëpërkëmbje e pavarësisë së institucioneve. Ai nuk është vetëm një akt në kundërshtim me ligjin. Shkelja këtu është flagrante dhe nuk ka nevojë për koment.

Sipas “Ligjit për Bankën e Shqipërisë” (Neni 47- Pika 2), “për shkelje etike”, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës “shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit”. Por e bukura është se Këshilli Mbikëqyrës që përbëhet nga 9 anëtarë (Gent Sejko, Luljeta Minxhozi, Natasha Ahmetaj, Tonin Kola, Suela Popa, Edlira Luçi, Artan Hoxha, Ridvan Bode dhe Arben Malaj) nuk ka pranuar ta bëjë këtë propozim.

Dhe kështu policia e fjalës së Rilindjes ka vendosur ta marrë vetë këtë kompetencë duke i poropzuar kuvendit pa marrë miratimin e shumicës së Këshillit Mbikqyrës së Bankës.

Me kërkesën e paraqitur rilindasit i kanë marrë kompetencën e propozimit Këshillit duke interpretuar kodin e Procedurave Administrative, që thotë se kur një detyrë nuk zbatohet, apo refuzohet të zbatohet nga zyrtari i ngarkuar, atëherë kompetenca mund të ushtrohet drejtpërdrejt nga organi që ka detyrimin ligjor për të vendosur në lidhje me çështjen”.

Po e bukura është se çfarë quhet shkelje e etikës, nga njëri prej ish eksponentëve kryesorë  të Partisë Socialiste, ish ministër i Financave dhe Ekonomisë, kandidat për kryeministër dhe lider i kësaj partie?

Faji i tij i vetëm është se ka qenë kritik në llogarinë e tij në Facebook me qeverinë dhe Edi Ramën. Dhe prandaj po ndëshkohet për tu bërë një smbol se këtej e tutje gjithkush duhet të mbyllë gojën.

Kjo pwrbwn anwn e errët e kësaj historie që është një kambanë më shumë për ata që nuk janë të ndërgjegjshëm për regjimin që po instalohet.

Por si gjithmonë me ngjarje të tilla, bashkë me anën e errët bashkëjeton edhe pjesa komike. E natyrisht këtu kampion është Erion Veliaj.

Sot kur ish drejtuesi i PS po linçohej, lakeu i rilindjes ka publikuar një fabul të ndryshme në mediat pranë tij. Ai ka nxjerrë në publik një letër personale përmes së cilës vëllai i Malajt (shiko poshte) i kërkonte një leje ndërtimi. Pra mesazhi qe i qartë: Malaj u bë kritik se të vëllait nuk i dhamë leje.

Por, ajo që duhet kuptuar është shumë më e rëndë: nëse shan partinë dhe udhëheqësin, jo vetëm të flakim në rrugë në mënyrë anti ligjore, por edhe të denigrojmë personalisht duke të marrë në gojë farë edhe fis.

Guxoni më po të doni të jeni kundër pushtetit monist dhe udhëheqësit të lavdishëm./Lapsi.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here