Standard.al

Kryemadhi: Vuçiç po lobon në favor të ortakut të tij në planin e ndarjes së Kosovës…

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është një nga personat që po mbështet dhe po lobon në favor të ortakut të tij në planin e ndarjes së Kosovës, Edi Rama tek ndërkombëtarët për të krijuar idenë se djegia e mandateve mund të sjellë një efekt zinxhir në rajon.

‘Jo këtu vijmë përpara një analize që për hir të së vërtetës, ndoshta për shkak të mos artikulimit të shpeshtë që ne bëjmë, të gjithë flasin për djegien e mandateve që një nga frikat që kanë ndërkombëtarët është çështja e precedentit të djegies së mandateve.

Sa herë që e kemi diskutuar me miq, partnerë apo edhe analistë politikë ndërkombëtarë sigurisht që precedenti i djegies së mandateve është një precedent që mund të kthehet zinxhir në rajon dhe një nga arsyet që Vuçiçi po i jep suportin më të madh sot Edi Ramës, sepse ndoshta ku kompleksi i të folurit hapur me qytetarët na ka bërë që të jemi këtu ku jemi sot, një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve në favor të Edi Ramës është Vuçiçi që e bën me institucionet ndërkombëtare, sepse nuk e artikulon publikisht por nëpërmjet lobimit dhe mesazheve që ai komunikon me faktorë ndërkombëtarë duke thënë që nëse do të njihet djegia e mandateve të opozitës shqiptare atëherë ky sistem zinxhir do të vazhdojë në Serbi, në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoni e kështu më radhë.’

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.