E ideoi Braho, loja e komisionit të Ligjeve sot, për të hequr Tufën nga Instituti i Krimeve të Komunizmit!!!

0
91

Nga Kastriot Dervishi.

Sot më 16.7.2019, ora 10.00, komisioni i ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, do të regjistrojë një teatër qesharak historik të shkeljes së ligjit nr.8457. Për të hequr tërthorazi nga puna Agron Tufën dhe Çelo Hoxhën, do ndryshohet ligji nr.10.242, datë 25.2.2010 “Për Institutin e Studimit të Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, i cili ndër të tjera do të detyrojë edhe pastruesen dhe shoferin e institutit të pajisen me certifikatë sigurie, sepse instituti trajtohet si agjenci sekrete e kalibrit ndërkombëtar dhe jo si qendër studimi.

Siç është parë, “ideator” është Spartak Braho.

“Verifikimin” e figurës në SHISH do e bëjnë oficerët e Sigurimit, pastaj letrat do i marrin oficerët e tjerë të Sigurimit në DSIK dhe do përfundojnë skenarin sigurims se “nuk janë të përshtatshëm” personat për të cilët po ndryshohet ligji.

Kjo është loja në vija të përgjithshme, skema e këtij skenari të leshtë, shumë të lexueshëm dhe të hartuar me sa duket nga individë me mungesë të theksuar inteligjencie.

Po bëhet kështu sepse Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë të shkarkojë Agron Tufën, pavarësisht përbetimit epik leninist të birit të vegjëlisë, deputetit spartak braho, ditën e rrenave të këtij viti. Paralelisht, tinëz, një figurë e lartë e shumicës po vijon “intervistimet” me kandidatët për të zënë vendet e A.Tufës dhe Ç.Hoxhës.

Nëse do të dallosh një shtet leshi nga formati i përgjithshëm i tij, tipari i parë është ndryshimi i ligjeve me synimin për të hequr individidë nga puna. Akoma më keq, kur ata që populli duhet t’i mendojë si ligjvënësit e parë shembullorë (komisioni i ligjeve), nuk janë më shumë se sa shkelës të ligjit. Në rastin konkret, pika që kanë zgjedhur ata që mendojnë se kanë gjetur rrugën e duhur, është për fatin e tyre sa e trashë aq edhe antiligjore. ISKK nuk administron, prodhon dhe qarkullon informacion të klasifikuar sekret shtetëror.

Rrjedhimisht, punonjësit e saj, përfshi shoferin e pastruesen nuk pajisen me certifikatë sigurie. DSIK nga viti 2011 e deri sot, nuk ka asnjë raport vjetor apo inspektim që të përmendë ISKK-në, fakti më i thjeshtë për t’u kuptuar se ISKK nuk është subjekt i kërkesave të ligjit 8457 për pajisjen e personelit të vet me certifikatë sigurie.

Nëse DSIK ka një fije mbrojtje ligjshmërie dhe profesionalizmi, duhet të kërkonte mosmiratimin e propozimeve të kërkuara nga “një grup deputetësh”.

Në të kundërt, përgjegjësia e DSIK-së nuk mund të fshihet apo harrohet. DSIK ende nuk i ka hequr certifikatën e sigurisë spartak brahos, pavarësisht se ai është filmuar në Përmet në 24 maj të këtij viti në mbrojtje të një terroristi të kalibrit ndërkombëtar si Enver Hoxha dhe shtetit rusofil që ai krijoi.

Ende nuk i ka hequr certifikatat deputetëve dhe policëve që dolën së fundmi në përgjimet e Dibrës. Dhe prisni ju certifikata “ndershmërie” nga DSIK, kur kjo i ka treguar shenjat e pandershërisë së saj? Në rastin konkret, që nëse bëhet ligj, duhet të goditet në Gjykatën Kushtetuese sepse është procedent i rrezikshëm, shkelen:

-Ligji nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, neni 6, përkufizimet e informacionit të klasifikuar.

-VKM nr.123, datë 15.3.2001 “Për rregullat e procesit të klasifikimit të sekretit shtetëror, procedurat që përdoren për identifikimin e tij dhe të delegimit të autoritetit të klasifikimit”, (pika I-6, ISKK nuk ka dokumente të klasifikuara e rrjedhimisht nuk ka listë të afateve të tyre).

-VKM nr.188, datë 4.3.2015, “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, (nenet 3/6 dhe 7, ISKK nuk ka listë e funksioneve organike për njohjen e informacionit të klasifikuar”).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here