Standard.al

“Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë për naftën”

0

Paguajnë çmimin më të lartë në Evropë për naftën që pritet të rritet edhe pas një propozimi të ministres Belinda Balluku, por makinat nuk i fikën.

Të mësuar me faktin se zëri i tyre për herë e më pak po dëgjohet, duket se shqiptarët po e shohin më të arsyeshme të heshtin sesa të reagojnë përballë çmimeve në rritje, jo vetëm të karburantit.

Për mungesë të informacionit dhe për shkak të orarit të përcaktuar që përkonte me pikun e lëvizjes dhe punët ditore nuk protestuan edhe pse çmimin e naftës e quajnë të papërballueshëm.

Rritja e naftës do tu rëndojë qytetarëve në xhepa me rritje të shërbimeve në transport dhe fusha të tjera.

Më herët biznesi ka shprehur shqetësim lidhur me nismën e fundit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që do të çojë drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshëm të çmimeve të karburanteve./ora news

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.