Standard.al

Shpërthimi i fuqishëm në ish-bllok, disa dyqane të shkatërruar…( ja pamjet )

0

Shpërthimi i fuqishëm në zonën e ish-bllokut ka lënë të plagosur katër persona, dy prej të cilëve janë pronarët e kreperisë ku ka ndodhur ngjarja dhe dy vajza që ndodheshin në një dyqan ngjitur.

Gjithashtu shpërthimi ka shkatërruar edhe dyqanet që ndodheshin ngjitur me kreperinë.

Një argjendari dhe një dyqan eventesh thuajse janë shkatërruar nga shpërthimi.

Ngjarja ka shkaktuar panik në të gjithë zonën, ndërsa tymi vijon të jetë prezent në të gjithë zonën.

Bizneset janë të vendosura në katin e parë të një pallati shumëkatësh, ndërsa dëmet në të gjithë godinën janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi, dhe efektivë të shumtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.