Shehu: Revansh i shëmtuar për të vënë Bllokun në piesteastal

0
114

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se për fat të keq, Shqipëria po përjeton një revansh të shëmtuar për ta vënë Bllokun në piedestal.

Shehu vlerëson se Blloku nga lindi diktatura më e egër në Europë, që persekutoi popullin për dekada me radhë, për fat të keq drejton ende vendin.

Postimi i ish-deputetit demokrat Tritan Shehu:

Nje revansh i shemtuar per te vene Bllokun ne “piedestal”!

Nje strategji disa vjecare ne kreshendo kjo, per te mbjelle Sindromen e Stokolmit midis shqiptareve.

Lexoj gazeta, portale, libra te tera, te mbushura me tregime, shpjegime, foto plot “humanizem” te jetes ne te ashtuquajturin Bllok, Shtabin Suprem te persekucionit, krimeve, izolimit, indokrinimi tragjik te nje populli te tere.

Shikoni listat e “nomeklatures” te sotme dhe do ta gjeni ate ne shumice te lidhur me ate Bllok vrastar.

Perpjekjet per ta bere me “fytyre njeriu” ate ambjent kriminal, apo akoma me keq mashtrimet e perbindeshme per te na bere te besojme se disidenca, fidanet e demokracise linden aty, jane monstruoze.

Aty nuk kishte disidence ndaj rregjimit, se pa ate rregjim ai Bllok nuk do te ekzistone me privilegjet e tij edhe me snobizmat e disave, qe mbroheshin pikerisht nga te qenit pjese e tij.

Aty kishte perfituese nga vuajtjet e nje popull te tere, kishte dhe “dele”, qe ne radhe e te bindur prisnin goditjen absurde te Xhelatit jo per ideale, por vecse se po u “soste kandili” i paracaktuar nga Paranojaku.

E pa imagjinueshme kjo tentative.

Perkundrazi, njerezit ne Shqiperi kane akoma shume per te mesuar, kane nevoje akoma shume per te kuptuar dimensionet e pa kufi te krimeve te atij rregjimi, qe pikerisht per te zhvilluar e mbrojtur ate Bllok, nuk kurseu asgje qe mendonte se mund ta rrezikonte.

Demokracia ne Shqiperi nuk erdhi nga ai Bllok, ajo u vendos mbi vlerat e ketij vendi, mbi sakrificat e martirizimin e atyre qe vuajten me shume nga ai Bllok, mbi levizjen e madhe studentore, universitare, popullore te viteve 1990, qe u ngrit pikerisht per ta permbysur ate Bllok.

Le ta leme ate Bllok ne tragjizmin e tij pa tentuar ta retushojme, por duke mos harruar cfare fatkeqesish i solli e vazhdon t’i sjelle ai gjeneratave te tera te ne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here