Përplasja fatale për vajzën/ Hedh nga ballkoni vajzën 16 muajshe dhe më pas hidhet vetë

0
120

Një tragjedi që ka tronditur Napolin por jo vetëm. Një 35-vjeçar banues në San Gennaro Vesuviano ka hedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij vajzën 16 muajshe dhe më pas është hedhur edhe vetë.

Foshnja ka humbur jetën ndërsa 35-vjeçari është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Sipas hetimeve burrë e grua ishin në proces divorci. Ndërsa gruaja po mbushte lavatriçen me rroba, burri ka marrë vajzën nga kati përdhes dhe më pas është ngjitur katin e dytë dhe ka hedhur fillimish vajzën dhe më pas është hedhur vetë.

Përplasja ka qenë fatale për vajzën, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga dëshmitë është mësuar se mes çiftit ka pasur debate natën e së dielës. Të dy jetonin në Caserta, ndërsa në apartamentin ku ndodhi tragjedia jeton vjehrra e 35-vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here