Standard.al

“Opozita kërkon largimin e Edi Ramës”, zbardhet lëvizja e radhës e Bashës

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha nis sot turin e takimeve me qytetarët dhe strukturat e partisë në qarqet e vendit.

Ditën e sotme, Basha do të zhvillojë një takim informal me strukturat e PD pranë Hotel Turzmit në Shkodër, në orën 19:00, konfirmuan burime zyrtare nga PD.

Pas takimit, Basha pritet të ketë një komunikim me mediat.

Tre ditë më parë, kreu i demokratëve, në mbledhjen e strukturat e partisë theksoi se s’ka ulje në tavolinë me Ramën dhe do vijojnë me protestat. Sipas tij, në selinë blu gjatë verës, nuk do të ketë pushime.

Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga posti i kryeminsitrit dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që kanë vjedhur votat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.