Standard.al

Olti Curri nxjerr zbuluar Luanën, tregon se kënga e saj “Yalla Habibi” me Faydee qenka e kopjuar…

0

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, publikoi dy ditë më parë bashkëpunimin me Faydee, “Yalla Habibi”.

Kjo këngë mori menjëherë famë dhe deri më tani numëron më shumë se dy milion shikime në Youtube. Por sipas gazetarit Olti Curri, ajo është e kopjuar.

Përmes një postimi në Instastory, Olti thotë se Luana dhe Faydee e kanë kopjuar atë nga kënga me të njëjtin titull, “Yallah Habibi” që e këndon Sido, Dj Antoine dhe Me Phoenix.

“Epo kjo punë! Sa e nxorri këngën Luana ja kopjuan”, shkruan Olti krahas këngës së Luanës.

Kënga e Dj Antoine ka dalë në korrik të vitit 2018, ndërsa spikat ngjashmëria që dy këngët kanë në muzikë dhe në pjesën e refrenit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.