Taksë e re për naftën, paralajmërim nga Shehaj: Rama nuk ndalet, protesta qytetare mënyra e vetme për t’a ndalur…

0
88

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se taksa e re e naftës e paguar nga shqiptarët do të përfundojë në xhepat e miqve të kryeministrit Edi Rama.

Duke folur për një skemë të njëjtë si me koncesionin e ‘Rrugës së Kombit’, Shehaj i fton shqiptarët të protestojnë para kësaj situate. Sipas, ish-deputetit çmimi i naftës në Shqipëri duhet të ishte 150 lekë për litër.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 euro të koncesionit të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës.

Skema është e njëjta, qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshëm me vlera të pajustifikuara: 15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t’i shkojnë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t’i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën.

Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t’a ndalur.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here