Standard.al

SKANDALI! Vokshi: Shëndetësia falas e Ramës, vuajtje falas për shqiptarët…

0

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e konsideron si një skandal mungesën e serumeve kundër tetanozit dhe kundër pickimeve nga gjarpri.

“Mungon prej shumë muajsh serumi anti-tetanik (ose në gjuhën popullore serumi kunder #tetanozit) dhe serumi anti-viper (ose ndryshe serumi që përdoret ndaj pickimit nga gjarpri). Sidomos në periudhë vere, rreziku nga tetanozi dhe pickimet nga gjarpërinjtë është shumë i lartë. Kjo sjellje korruptive e Qeverisë, mund t’i kushtojë shtrenjtë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Vokshi në një mesazh të saj në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Vokshit

SKANDALI!

#Mungon prej shumë muajsh serumi anti-tetanik (ose në gjuhën popullore serumi kunder #tetanozit) dhe serumi #anti-viper (ose ndryshe serumi që përdoret ndaj pickimit nga gjarpri).

Emisioni Fiks Fare i dt 10 korrik, ka zbuluar një tjetër skandal me mungesën e barnave. Nuk bëhet fjalë për barnat e shtrenjta. Përfitimet me tenderat e barnave të shtrenjta janë shumë të mëdhaja, ndaj Ministria nuk përton e nuk harron që t’i bëjë. Por bëhet fjalë për barna elementare, jo të shtrenjta, por të domosdoshme, që duhet të gjendeshin me shumicë në farmacite private por edhe në spitale.

Në pothuajse asnjë farmaci në gjithë Shqipërinë si dhe në spitale nuk gjen serumin anti-tetanik dhe anti-viper.

Me informacionet që kemi mundur të sigurojmë, nuk ka pasur importe të serumit anti – viper që prej një viti. Edhe serumi antitetanik i importuar me pioarore për furnizimin e qendrave shëndetësore dhe spitaleve ka firuar menjëherë duke u shitur në të zezë.

Sidomos në periudhë vere, rreziku nga tetanozi dhe pickimet nga gjarpërinjtë është shumë i lartë.

Kjo sjellje korruptive e Qeverisë, mund t’i kushtojë shtrenjtë qytetarëve shqiptarë

#ShëndetësiaFalas#VuajtjeFalasPërShqiptarë

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.