Shifra tronditëse/ “Shpërthen” Berisha: 500% më i lartë se në vendet e tjera të rajonit është gjoba që paguajnë shqiptarët…

0
74

Sipas Barometrit të Balllkanit, në Shqipëri perceptimi për korruspionin mbetet më i lartë se kudo tjetër në shtetet e Ballkanit.

”Perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë. Ashtu siç ka ndodhur që prej 2016-s, shqiptarët janë ata që raportojnë numrin më të lartë të rasteve të mitmarrjes në krahasim me rajonin. Gati gjysma e të intervistuarve shqiptarë thonë se kanë dhënë para’ në këmbim të shërbimeve mjekësore”, lexohet në raport.

Lidhur me këtë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se, Shqipëria është delja e zezë e korrupsionit në Ballkan dhe Europë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Shqiperia delja e zeze e korrupsionit ne Ballkan dhe Europe!

500% me i larte se ne vendet e tjera te rajonit eshte ryshfeti, gjoba qe paguajne shqiptaret per kujdesin mjeksor!

Barometri Balkanik i Korrupsionit konstaton nivele stratosferike te korrupsionit ne sistemin e shendetesise ne Shqiperi. Sipas te dhenave te studimit te Barometrit :
Ryshfet paguan 50% e shqiptareve qe paten nevoje per sherbim shendetesor ne spitale apo ambulanca.
Kjo shifer eshte 5 here apo 500% me e larte se sa ne te gjitha vendet e tjera te rajonit. Sipas Barometrit ne vendet e tjera te rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnja Hercegovina paguan ryshfet per te marre sherbimin shendetesor 10 % e qytetareve qe kishin nevoje per kete sherbim.
Perveç ketyre sipas Barometrit Ballkanik ka gjetur se shqiptaret paguajne 200 gjer 650% me shume se sa ne vendet e tjera te rajonit. Keshtu në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind,ne Shqiperi kjo shifer eshte 13 % pra 200 gjer ne 650% me e larte se ne vendet e tjera.
Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here