Pas 11 vitesh Inva Mula ndahet nga Ethem Ramadani…

0
113

Pas 11 vitesh histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Ethem Ramadani, sopranoja e njohur Inva Mula duket se i ka dhënë fund edhe historisë së dytë të rëndësishme të jetës së saj.

Kështu, pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, Anthonyn, Inva i jep fund edhe me Ethemin, babain e vajzës së tyre, Nina.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se thashethemeve të këtyre viteve të fundit për krizën e shumëpërfolur Inva-Ethem, u është vënë kapaku më një ndarje, por jo si gjithë të tjerat. Kjo për faktin, sepse është ndër të paktat raste kur çifti VIP ndahet dhe mbeten miq, duke qenë se ata janë parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate

E pavarësisht intervistave, ku Inva është kujdesur që të mos dalë me deklaratë të qartë për ndarjen, Ethemi në intervistat ku ka qenë i ftuar, si “Xing me Ermalin” apo “Rudina”, është kujdesur që Invën të mos e përmendë fare, sikur ajo të mos ekzistonte në jetën e tij. Pas problemeve me shëndetin në dhjetor 2018, Inva është rikthyer për udhëheqjen artistike të “MIK

Festival”(Music international festival), që kësaj here mbahet në 24-28 korrik në Korçë.

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here