Arrestohet bankieri që u vodhi klientëve 280 milionë lekë!

0
103

Policia e Shkodrës ka arritur të gjurmojë dhe të arrestojë sot, një ish-punonjës banke, që me një koleg të u vodhën klientëve, 28 milionë lekë të reja. Personi që kërkohej prej dy vjetësh quhet Olsi Boriçi dhe fshihej në një banesë në lagjen “Skënderbeg”, ku dhe u prangos. Arrestimi u krye në kuadrin e operacionit policor “Transaksioni”.

Policia e Shkodrës njoftoi se me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilloi operacionin e koduar “Transaksioni”, që çoi në pranga personin e shpallur në kërkim, Olsi Boriçin, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal.

Boriçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë, kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here