Standard.al

A rrezikohet shëndeti ynë nëse futemi në ujë pasi kemi ngrënë? Flasin mjekët…

0

 

Shpesh kemi degjuar te na thone se nuk duhet te futemi ne uje pasi kemi ngrene.

Por a e rrezikon kjo jetën tonë?

Më poshtë janë disa këshilla se si duhet të veprojmë sapo kemi ngrënë një vakt në plazh.

Një nga këshillat më të shpeshta që dëgjojmë kur jemi në plazh, është që të mos hyjmë në det menjëherë pasi kemi ngrënë.

Por duhet theksuar se mostretja nuk ndodh vetëm kur ne zhytemi në ujë. Rreziqe të ngjashme vijnë edhe nëse ne kemi konsumuar një pije shumë të ftohtë ose kur kalojmë nga një ambient i ngrohtë në një ambient tjetër me ajër të kondicionuar që e ka ulur temperaturën.

Në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera, mbizotëron ideja se në ujë duhet të futesh rreth 1 orë pasi ti ke konsumuar një vakt. Dallim bën Italia, ku aty të rriturit u thonë fëmijëve që të presin të paktën tri orë përpara se të zhyten në ujë.

Në fakt, të dhënat shkencore në lidhje me mostretjen mes vakteve para larjes në ujë dhe rrezikut të mbytjes janë të pakta. Kjo ka bërë që Federate Ndërkombëtare e Shpëtimit të Jetës ta konsiderojë të pabazuar rekomandimin e shmangies së larjes në ujë pas ngrënies së vakteve.

Sa është koha e trejtes së ushqimit në organizmin tonë?

 

Mjekët tregojnë edhe kohën që u duhet ushqimeve të ndryshme që të mund të treten normalisht në stomak. Kështu një lëngu frutash i duhet maksimumi 20 minuta që të kalojë në zorrë, një frutë e ngrënë do rreth gjysmë ore (20 minuta shalqiri, 40 minuta molla), perimet e gatuara 45-50 minuta, kurse patatet 60 minuta.

Stomakut i duhet që t’i tresë karbohidratet për rreth 1 orë. Edhe qumështit të skremuar dhe djathërave të freskëta i mjafton rreth një orë, kurse djathërave të staxhionuar mund t’iu duhen gati 4-5 orë që të treten në stomak.

Nëse ju keni ngrënë peshk, një orë është më se e mjaftueshme që të ndodhë plotësisht procesi i tretjes. Por kujdes për ju mishngrënësit, sepse stomakut i duhen 3 deri në 4 orë që ta tresë një biftek viçi, dhe deri në 5 orë për mishin e derrit.

Nisur nga këto të dhëna, secili prej nesh do e gjej kohën e duhur për tu futur në det dhe për të shijuar i qetë dhe pa frikë se mund të ndodh një incident nga mostretja e ushqimit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.