Trafikimi i një ton droge!!! Ministri Lleshaj: Nuk kam informacion…

0
124

Pas inagurimit të pikës së kalimit kufitar në Hanin e Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbajtur një deklaratë për mediat.

I pyetur për trafikimin e një ton droge nga maji deri tani përmes liqenit të Shkodrës, Lleshaj ka mohuar të ketë informacion.

“Sa i përket trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes liqenit të Shkodrës apo pikat e kalimit kufitar nuk jam i informuar se janë kapur 1 ton drogë nga maji deri tani. Lufta ndaj trafikut të drogës është një prioritet i Policisë së Shtetit. Ne nuk mund ta konsiderojmë ende të mbaruar luftën ndaj trafikut të drogës por di që kemi shkatërruar në mënyrë thelbësore gjithë rrjetet e kultivimit të cannabisit në Shqipëri dhe gjithë treguesut e këtij viti provojnë faktin që fenomeni është goditur dhe është shkatërruar. Sigurisht, ka përpjekje sporadike, të cilat po ndiqen me seriozitet të madh nga policia”, tha Lleshaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here