Protestat vazhdojnë/ Basha: Kriza nuk do mbyllet me pazar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje…

0
118

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar takim me drejtues të sturkuturave dhe ish deputetë gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi atë se çfare do të bëjë opozita në ditët ne viji.

“Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime”, mësohet të ketë deklaruar Basha gjatë takimeve.

Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.

30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames.

Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat.

Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here