Standard.al

Përse erdhi Persida Asllani në krye të Bibliotekës?!

0

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është turpi ynë. Inkuizicioni religjioz i mesjetës është pak ta thuash mizor, në krahasim me inkuizicionin shtetëror shqiptar të viteve të demokracisë kur ndërmendim Bibliotekën Kombëtare. Sepse sot, në dritë të diellit politika tallet, tallet me intelektualët e vendit, dhe qytetarin e ndjeshëm, atë që kërkon mirëqënien dhe kulturën. Dy masakratat më të tmerrshme pas rënies së diktaturës mbi librin nuk do harrohen: viti 2017 kur ra zjarr, me pretekstin e një shkëndije elektrike, dhe një vit më pas, qershor 2018  kur Biblioteka Kombëtare në qendër të kryeqytetit, u përmbyt duke e paraqitur si rast aksidental që dëmtoi libra pa rëndësi!!! Që të dyja rastet kanë lidhje të pashmangshme me njëri tjetrin, për të cilën në një vend normal, me ndjehsmëri kulturore e politike, edhe kryeministri mund të jepte dorëheqjen, jo më një drejtoreshë, apo ministër.

Por paftyrësia ka shkuar deri aty sa ditë më pas drejtoresha e biblioitekës të dilte në konferencë për shtyp, para mediave dhe të tregonte disa libra shkollorë, kinse të parëndësishmë që qënkeshin dëmtuar. Ndërkohë ditë më pas e deri sot shërbimi bibliotekar për qytetarët është prerë. U dha një listë dëmtimesh, që duket se është një listë për të shpëtuar kokën nga kryqëzata e njerëzve “të ditur”, që do kërkonin hesap. Por kjo nuk ndodhi. Njerëzit e ditur në këtë vend kanë kohë që kanë pushuar së marruri frymë. Shkrimtarët kanë kohë që kanë zënë bishtin e tyre në rrotën e inferiorititetit ndaj pushtetarëve, dhe bizneseve që u mbajnë gjallë frymën me botimin e librave, që kushedi se në ç’magazina përfundojnë.

Ajo që u quajt “shoqëri civile”, dy tre njerëz që i shohim të ngrenë zërin, mjaft të vakët për tu dëgjuar, morën pankarta i shkruan me dorë, dhe dolën para biblioitekës për të shtuar ndopak ndjeshmërinë. Por kaq ishte. Persida vazhdoi në krye të Bibliotekës me privilegjin e drejtoreshës, një privilegj karriere e pastër politike, duke treguar se tashmë edhe godina e Bibliotekës ka prekur fundin, dhe duhet të shkulet prej andej. U tregua në këtë rast se qyteti do një bibliotekë të re, diku tjetër, dhe kjo Kombëtarja pas zjarrit e ujit, nuk reziston më.

Një drejtoreshë si Persida sigurisht që do hidhte më shumë “benzinë” kësaj ideje për ta çuar “zjarrin” deri në fund për shkatërrimin e kësaj pasurie të rëndësishme kombëtare, themeltar për edukimin e një kombi, (nevojitet pak patetizem në këtë rast)  pa asnjë gjest dhembsurie. As të tmerrshmit e inkuzicionit nuk janë treguar aq të ftohtë karshi librit, të paktën kanë treguar të kundërtën, urrejtjen. Kanë bërë me gisht armikun, atë që dihet, atë që është dinjitoz. Por në fakt, Persida bashkë me kryeministrin Rama s’ka pse të shfaqë këtë ndjeshmëri, urrejtje sepse “armiku” përballë, “armiku dinjitoz” nuk ekziston prej vitit 1945 në këtë vend.

Minimalisht ndjesa publike, e pas saj dorëheqje. Por të gjithë rezistuan, asnjë nuk kërkoi dorëheqjen e drejtoreshës nga Biblioteka, as ministrja e kulturës Mirela Kumbaro nuk reagoi në dinjitet të librit. Të gjitha (gra), u bënë kurban të projekteve të kryeministrit për të pastruar vendin nga kultura, e shndërruar institucionet kombëtare të kulturës në godina klienteliste të bizneseve. Pallati i Kulturës në anë të saj, ka mbi 20 biznese të reklamuara, që sigurisht shtimi i aktiviteteve të tyre do hapësira e garanci qeveritare. Pas Ramës, si ministër në vitin 1998, i cili revolucionarizoi këto hapësira, duke i dhënë me qira, me 1 dollarë metër katrorin, ishte ministrja Kumbaro, pasuesja që, e rinovoi kontratën e tyre edhe për 99 vjet të tjera.

Po ashtu Instituti Italian i Kulturës, (në fakt gjithë pallati është i italianëve, ashtu si bizneset) zotëron potencialin më të madh të reklamës sipër “kokës” së Bibliotekës Kombëtare, pothuaj një dhunim imazhi për të mos folur për luksin e hapësirës, që ka zënë .

Ndërsa dergjen pasuria kombëtar nën themele të Pallatit të Kulturës, dhe pjesa e shërbimit në katin e parë e të dytë lëshon erë të rëndë druri e lagështie pa parë në asnjë qeveri investimin.

Për këtë asnjë drejtori të BK-së nuk i është zgjuar ndërgjegja. Secili ka ngulmuar në rritje prestigji personal, në gërrmime arkivash për të marrë sa më shumë dokumente, që në një ditë të bukur të na shfaqen shkenctarë, përkthyes, akademikë, diturakë…etj etj. Në këtë rrëgjim të Bibliotekës Kombëtar, sigurisht nuk do të kishte “mëshirë”, as firmat e ndërtimit të sheshit, që kinse thuhet se ra zjarri, dhe u përmbyt. Kjo për t’i dhënë dorën e fundit të rrëzimit,  rrugë projektit më përmbysës së Bibliotekës, ashtu si u veprua edhe me Operan. Por kjo e fundit nuk ka të krahasuar me librat, si edhe Persidën, pse erdhi, apo pse pranoi t’i bindej një kryeministri si Rama…që në projektin e tij, ka vetëm shkatërrim e kulturës, atë që zhvillon shoqërinë dhe na përball me botën, perëndimin. Projekti i Ramës është një i vetëm, të krijojë historinë e kulturës së tij prej diktatori, monumentin e tij, çfarë tashmë historia e ka dëshmuar me rënien e perdes së komunizmit më ’90-ën. Instrumenti: ja njerëz si Persida, e të tjerë që binden verbër vetëm prej karrikes, dhe inferioritetit intelektual. Persida ka gati punën, atë që la si pedagoge, për të t’u tallur edhe me Bibliotekën, me gjurmë të forta të së keqes njerëzore, shkatërrimin.

A. K standard.al

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.