Standard.al

Episod i frikshëm/ Goma xhiro në tunelin e Kalimashit, më pas…

0

Një episod i frikshëm dhe i pazakontë ka ndodhur brenda tunelit të Kalimashit që është filmuar nga vetë përdoruesit e rrugës, udhëtarë të rastësishëm. Një gomë makine, e vetme rrotullohej në pjesën anësore përgjatë korsisë së makinave brenda tunelit të Kalimashit, por pas disa sekondave ajo shpërthen.

Momenti i shpërthimit të gomës është filmuar nga një qytetar i Kosovës që udhëtonte drejt bregdetit. Personat në makinë dëgjohen teksa flasin dhe komentojnë atë që po ndodh dhe pas një momenti shpërthimi i fortë, duke shkaktuar panik tek ta.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mbetet mister si përfundoi në tunel, e vetme goma e makinës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.