“Dy fjalë për ndërkombëtarët.” ‘Krimi’ i vetëm i tyre ishte se…

0
110

Aktivisti Genc Sejko, i njohur ndryshe dhe si njeriu i memeve, ka dhënë përgjigjen më të mirë se sa besim duhet të kenë shqiptarët tek ndërkombëtarë.

Prej 30 vjetësh në Shqipëri ndërkombëtarët shihen si ‘Perëndi’ dhe çdo fjalë e tyre merret si urdhër i pakundërshtueshëm, edhe pse ata në asnjë moment nuk kanë qenë kurrë në krahë të qytetarëve, thjeshtë kanë mbrojtur një palë politike e kanë hedhur një tjetër, kjo duke bërë një balancë të thjeshtë, ai që paguan më mirë ka të drejtë.

Lidhur me situatën politike ku ndodhet vendi, kanë qenë të ndryshme reagimet e ndërkombëtarëve, ku disa mbështetshin opozitën e disa të tjerë mazhorancën, pikërisht për këtë çështje, Sejko ka dhënë dhe shpjegimin më të mirë se kush janë ndërkombëtarët në të vërtetë.

Sejko kujton se edhe pse Serbia është shteti gjakatar i Ballkanit, ku ndër vite kanë vrarë e masakruar shqiptarë të Kosovës, boshnjakë e kroatë, vetëm pse ata ishin myslimanë, sot Serbia është shumë më pranë hyrjes në BE se sa Shqipëria që nuk i ka bërë keq askujt.

Ja postimi i Sejkos:

Dy fjalë për ndërkombëtarët.

Me 11 Korrik të 1995 u vranë në Srebrenicë të Bosnjës, 8372 njerëz të pafajshëm. ‘Krimi’ i vetëm i tyre ishte se, ishin boshnjakë dhe muslimanë. Ajo që ndoshta nuk e dini është se, viktimat ishin refugjatë brënda një kampi të OKB-se, i mbrojtur nga forcat holandeze. Këta të fundit, ja dorëzua refugjatët Karadžić-it duke e ditur shumë mirë fatin e tyre. Ironia më e madhe është se: ‘pas 24 vitesh Serbia është shumë më pranë hyrjes në BE, se sa Bosnja’. Prandaj do më falni mua, nëse jam pak skeptik për rolin e ndërkombëtarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here