Arrestimet e paligjëshme, apeli liron të ndaluarit në Shkodër…

0
173

Një ditë pasi liroi nga masa e sigurisë “arrest me burg” ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë të lirë edhe pesë të arrestuarit e tjerë për ngjarjen në KZAZ numër 3.

Apeli la me “detyrim paraqitje” dy punonjësit e policisë bashkiake Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi, specialistin e  bujqësisë Adi Garuci,  Aleks Ndojin dhe 17 vjeçarin Orlando Thepi.Kështu gjykata vlerëson si të paligjshëm arrestimin e këtyre personave.

5 personat akuzoheshin për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here