Studentët votojnë..Ministrja zgjedh, ish-deputetja “plas” denoncimin: Shahini tallet…

0
91

Ish-deputejta e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim në lidhje me zgjedhjet në Bordin e Universiteteve. Vokshi në një postim në Facebook, ka treguar se zgjehdjet në bord nuk janë bërë siç duhet pasi janë shpallur fitues ata që kanë marrë më pak vota.

Ish-deputetja shton më tej se për për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. “Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!!”, shton Vokshi.

TALLJA E RËNDË E MINISTRES SHAHINI ME STUDENTËT!!!

Në Universitetin e Korcës tjetër votojnë studentët për në Bordin Administrimit të Universitetit si përfaqësues të tyre… tjetër emëron Ministrja Shahini…

Në foton e parë është vendimi i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Fan Noli, Korcë, ku fituese me diferencë vitash është znj. Konstanca Doku.

Por për Ministren nuk ka rëndësi vota e studentëve. Në foton e dytë është vendimi i Ministres Shahini për emërimin e z. Artur Balli përfaqësues të studentëve ne Bordin e Administrimit.

Ministrja Shahini të bëjë publik arsyetimin mbi c’bazë e cilat janë kriteret ku është bazuar për skualifikimin e znj. Doku dhe enerimin e z. Balli në Bordin Administrativ të Universitetit??

Studentët Votojnë..Ministrja zgjedh

Të dashur studentë, refuzoni zgjedhjet farsë për Bordet e Universiteteve!! Turp!!

Zgjedhjet në Bordin e Universiteteve janë bërë pas protestave të studentëve. Kjo ishte një dnër pikat që kërkuan studnetët kur dolën në protestë në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas tyre anëtarët e Bordit në univesitete ishin të zgjehdur jo prej tyre, por të emëruar dhe nuk delegonin kërkesat e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here