Shqipëria në gazetën e Vatikanit!!! Parlamenti nuk mund të mbyllë sytë para kësaj situate….

0
84

Parlamenti i Shqipërisë miraton krijimin e një Komisioni të veçantë hetimor për të shkarkuar nga detyra presidentin Ilir Meta. Lajmi pasqyrohet në gazetën vatikanase “L’Osservatore Romano”, njofton Radio Vatikani.

Sipas Radio Vatikanit, “Parlamenti shqiptar miratoi dje me 101 vota pro dhe vetëm 6 kundër (nga 140 të mundshmet, pasi aq janë anëtarët e tij), krijimin e një Komisioni të veçantë Hetimor për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Ilir Meta. Lajmi i dhënë nga shumë media të botës, pasqyrohet edhe në gazetën zyrtare të Vatikanit “L’Osservatore Romano”.

Nisma e shumicës socialiste të kryeministrit Edi Rama, e mbështetur edhe nga përfaqësuesit e opozitës që nuk dhanë dorëheqjen, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të 10 qershorit të kreut të shtetit për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, të cilat, gjithsesi, u mbajtën më 30 qershor, siç parashikohej. Sipas shumicës, dekreti Meta “është shkelje e hapur e Kushtetutës”.

Vetë kryeministri e quajti atë “burim të paqëndrueshmërisë politike dhe institucionale, i rrezikshëm për shoqërinë”, duke hedhur tezën se Presidenti i Republikës është vënë “në krye të veprimtarisë së opozitës për të penguar zgjedhjet administrative dhe fillimin e negociatave të integrimit në Bashkimin Evropian”.

Në këto kushte, vijon të citojë gazeta kryeministrin Rama, “parlamenti nuk mund të mbyllë sytë para kësaj situate, prandaj, shkarkimi i Metës është masë e detyrueshme”.

Nga ana e tij, presidenti Meta i parapriu sesionit të mbrëmjes së djeshme me një deklaratë të gjatë, në të cilën përsëriti se dekreti për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit “është akoma i vlefshëm”, prandaj votimet “janë të paligjshme”. Komisioni Hetimor ka tre muaj kohë, për të paraqitur në parlament një raport të hollësishëm për çështjen.

Megjithatë, fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet ta miratojë ose ta hedhë poshtë vendimin për shkarkimin nga detyra të kreut të shtetit, përfundon lajmin gazeta e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here