Prestigjozja “The Times”: Meta, personaliteti botëror që i ‘bashkohet’ Celtic

0
97

Gazeta më e madhe britanike “The Times” ka publikuar në faqen 3 të numrit të sotëm një artikull për videon e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili festonte me tifozët e Celtic FC në rrugët e Sarajevës, që më pas u bë virale dhe mori një vëmendje të madhe në median ndërkombëtare.

“Presidenti i Shqipërisë zbulon se është një tifoz i Celtic”, është titulli i artikullit, që shpjegon më tej se si Meta është bërë tashmë pjesë e një liste të famshme personalitetesh botërore që deklarohen si mbështetës të gjigandit skocez.

Më poshtë, artikulli i plotë i botuar sot në gazetën “The Times”:

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është bashkuar me reperin Snoop Dogg, dhe aktoren Jennifer Love Hewitt, në listën e gjatë e të pazakontëve me emrat e personaliteteve të famshme botërore që mbështesin skuadrën e Celtic.

Në një video në profilin e tij presidencial në Facebook, Ilir Meta, shfaqet i buzëqeshur duke kënduar së bashku me një grup tifozësh, në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, aty ku Celtic luajti ndeshjen e vlefshme për turin kualifikues të UEFA Champions League. FK Sarajeva u mund me rezultatin 1-3 nga Celtic.

Zoti Meta u duk mjaft i entuziazmuar nga takimi dhe u shpreh se diskutoi me tifozët skocezë edhe për Rudi Vatën, një ish-lojtar i kombëtares shqiptare, i cili luajti 45 ndeshje për Celtic në mesin e viteve 1990.

Zoti Meta shkroi gjithashtu në profilin e tij në rrjetin social: “Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC.

Pasioni i Snoop Dogg për klubin e famshëm skocez u ndez kur ai ndoqi në aksion Celtic teksa mundi Barcelonën në një ndeshje të Champions League në 2012, ndërsa këngëtari do të shprehej se ishte gati të investonte në këtë klub.

Kurse dashuria e Hewitt për klubin e pati zanafillën nga ish-i dashuri i saj, aktori Ross McCall, i cili u shfaq në një takim të madh me tifozët veshur me fanellën e Celtic”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here