Standard.al

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit/ Reagon Braimllari: Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal, Manja…

0

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka komentuar Komisionin Hetimor, i ngritur pas nisjes së procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nga Partia Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se: Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibrës”.

Gjithashtu, Braimllari shprehet se kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, “duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu”.

Postimi i plotë i Braimllarit

Komisioni hetimor, grup i strukturuar kriminal. Ulsi Manja, kryetar komisioni i kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke ofruar pozicion pune më të lartë shefit të policisë pasi ky i kishte shërbyer në fushatën e Dibrës.
Ulsiu i thoshte: “ti je për më nalt, më kap ndonjë gjë të madhe se na duhesh”.
Për çfarë i duhesh Ulsiut për të ndarë paratë e trafiqeve?! Ulsiu sot duhet të ishte nën hetim pa imunitet dhe në arrest nëse do kishim një Prokurori të Pavarur dhe jo të emëruar nga Ulsiu. Prandaj Ulsiu më 18 dhjetor, kur votohej në kundërshtim me Kushtetutën per Prokurorin e Përgjithshëm ishte aq shumë aktiv dhe e mbronte me zell të madh.
Mos u shqetëso Ulsi, dosja 184 do hetohet por jo nga shoqja jote por nga një drejtësi e pavarur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.