Ish-deputeti: Europoli në Tiranë, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia te qeveria…

0
84

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri zbardh qëllimin e projektit të hapjes së zyrës së Europolit në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-zv. Ministri i Brendshëm thekson se shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

Reagimi i ish-deputetit demokrat Gent Strazimiri

Me demek, meqenëse “D.E.A.” amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi “integruar de facto në SHBA”, madje për meritë të Saje qorrit, “të pandehurit” më të suksesshëm që keni pasur?!

E vërteta është krejt e kundërta!

Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!

Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t’i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.

E vërteta është se:

– prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.

* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufijtë e vet.

* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë!

Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë kriminaliteti!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here